Merkato

Akordi me lojtarin e Gjermanisë çështje kohe, Interin e ndihmon… Calhanoglu

Matthias Ginter ndodhet në vitin e fundit të kontratës me M’Gladbach, ekip me të cilin luan prej verës së vitit 2017. 27-vjeçari gjerman (46 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren) ka lajmëruar largimin në fund të sezonit.

Pas shumë negociatave dhe bisedimeve, unë kam vendosur të mos firmos rinovimin e kontratës që më përfundon në verë”, deklaroi qendërmbrojtësi, për të cilin interesohet Interi.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Mediet italiane shkruajnë se kampionët në fuqi e pëlqejnë shumë qendërmbrojtësin (Ginter mund të luajë edhe në mesfushë dhe krahun e djathtë të mbrojtjes).

Lojtari gjerman ka menaxher Gordon Stipic, i cili është edhe manaxheri i Hakan Calhanoglu, me të cilin drejtuesit e Interit kanë marrëdhënie shumë të mira.

Një gjë e tillë lehtëson arritjen e një marrëveshje, teksa Inzaghi do të ketë në dispozicion një lojtar cilësor për prapavijën në fund të sezonit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency