Vazhdojnë firot tek Egnatia, qendërmbrojtësi njofton largimin
Mario Teqja është lojtari i radhës që largohet nga Egnatia. Qendërmbrojtësi ka njoftuar largimin nga ekipi rrogozhinas me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Nga sot nuk jam pjesë e ekipit të Egnatias. Falënderoj presidentin Agim Demrozi. Suksese”, shkruan 25-vjeçari nga Durrësi në “Instagram”.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Teqja u transferua në gushtin e vitit të kaluar nga Erzeni tek Egnatia, teksa këtë sezon u aktivizua në 10 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë.




