Nasri tregon prapaskenën me Mancinin: Isha gati t’i gjuaja me këpucë!
Samir Nasri ka qenë një nga elementët më të vlefshëm për Manchester City, sidomos në sezonin kur “qytetarët” fituan trofeun e Premier League. Në atë kohë, City drejtohej nga italiani Roberto Mancini, teksa francezi tregon se jo gjithçka ka shkuar mirë në marrëdhënien e tij me trajnerin. Madje, tensioni kishte arritur kulmin në një ndeshje të kampionatit kundër Ëolverhampton ku Nasri ishte bërë gati ta godiste me këpucë teknikun Mancini.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

“Gjatë pjesës së parë ai më fliste vazhdimisht. Në pushim i thashë të ndalonte dhe të mos e bënte më këtë, ose në të kundërt le të më zëvendësonte nëse ishte i pakënaqur. Ndërkohë, në dhomat e zhveshjes hoqa këpucët dhe u ula afër Yaya Toure, i thashë se nëse Mancini do të më fliste atëherë do t’i gjuaja me këpucë.
U kapa me fjalë me Mancinin dhe e kam ofenduar shumë. Ditën tjetër u largova për në Paris, ndërsa presidenti foli me Mancinin dhe i tha se nëse unë isha në formë atëherë do të fitonim pasi ai kishte planifikuar që të qëndroja në stol në sfidën ndaj United. Presidenti më pagoi edhe biletën e kthimit nga Franca, ndërsa në Mancinin u shua inati”, tregon Nasri.



