Featured

Brdaric “spiunon” kushtet e vështira në Gjermani: Shqiptarët janë mbrapa, stërvitemi në pyll!

Thomas Brdaric mund të konsiderohet si nga ata trajnerë të huaj që ia kanë dalë të spikasin në Shqipëri, teksa kroato-gjermani ka bërë një punë të madhe me Vllazninë, duke e shndërruar në një ekip pretendent për vendet më të larta të klasifikimit në Abissnet Superiore.

Marrëdhënia mes drejtuesve apo tifozave shkodranë me trajnerin Brdariç është e shkëlqyer, megjithatë ka një aspekt të cilin 46-vjeçari nuk mund të qëndrojë pa e thënë me zë të lartë.

Terreni optimal që mungon për stërvitjen e skuadrës, teksa këtë pjesë, Brdaric e ka rrëfyer edhe në Gjermani. Brdariç ka treguar se ekipi i tij stërvitet në pyll dhe i duhet shpeshherë që futbollistët e huaj të mos e përdorin këtë fakt si justifikim për paraqitjet e dobëta.

“Pas një fitoreje edhe ushqimi të shijon më shumë. Nëse ia del të kualifikosh një skuadër në Europë në një formë surprize pasi askush nuk e priste, atëherë kjo të bën shumë krenar. Kur vendosa të merrja detyrën te Vllaznia mendova se ishte një mundësi shumë e mirë dhe sfiduese. Kur shkon në Shqipëri e kupton menjëherë se sa vend i bukur është, por më mungojnë pak kushtet optimale të stërvitjes. Ne stërvitemi në pyll apo në ndonjë livadh, pasi terrenet janë ende duke u rikonstrukturuar.

Shqiptarët janë pak mbrapa kur vjen puna te terrenet stërvitore. Duhet të tregohem i kujdesshëm me futbollistët e huaj që të mos e përdorin këtë pjesën e terreneve si justifikim për paraqitjen e dobët. Megjithatë, stadium përmbush të gjitha nevojat dhe është një impiant vërtet europian, nuk shkon me standartet europiane, pasi ndodh ndonjëherë të luajmë edhe nëpër qytete të vogla”, tha Brdaric.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency