Featured

Rikthehet pas 27 vitesh “mbretëresha” Teutë, Vllaznia fiton Kupën

Teuta, kampione me “fotofinish”

Për herë të dytë në histori, Teuta e Durrësit shpallet kampione e Shqipërisë. Skuadra e Edi Martinit e fitoi trofenë më të rëndësishëm në vend me fotofinish me një fund triller të kampionatit. Në javën e fundit, “Djemtë e Detit” fituan thellë 6-1 përballë Apolonisë, duke e bërë të pavlefshme suksesin 2-0 të Vllaznisë ndaj Laçit. 66 pikë Teuta, 66 pikë edhe Vllaznia, por skuadra durrsake u shpall kamnpione falë golaverazhit më të mirë. Në lojë, në javën e fundit, ishte edhe Partizani, që e mbylli në vendin e tretë me 65 pikë, falë fitores 2-4 në fushën e Byisit. Në Kategorinë e Parë ranë Apolonia dhe Bylisi, ndërsa Kastrioti mbijetoi në play off, falë fitores 2-1 përballë Tomorit.

Vllaznia ngre lart trofenë e Kupës së Shqipërisë

Nëse nuk do të kishte gabuar aq shumë sidomos gjatë pjesës së dytë të kamnpionatit, Vllaznia do të kishte mbyllur një sezon perfekt. Kyqeblutë, të drejtuar nga Thomas Brdaric, fituan Kupën e Shqipërisë vetëm pak ditë pasi ishte mbyllur kampionati, falë suksesit 1-0 ndaj Skënderbeut, me gol të sa Silvas në minutn e 39-të. Një arritje e madhe për një ekip që hyri pa shumë pretendime në garë, por në fund e mbylli sezon si nënkampion i vendit dhe fitoi për herë të shtatë në histori Kupën e Shqipërisë. Ekipi shkodran dështoi në përballjen e Superkupës përballë Teutës, due humbur me rezultatin e thellë 3-0.

Prishtina, kampionia rekordmene e Kosovës

Prishtina fitoi titullin kampion në Kosovë për herë të 11-të në histori. Skuadra bardhekaltër mbylli llogaritë një javë para fundit falë fitores 1-2 në fushën e Gjilanit, duke u kthyer në majë pas plot 8 vitesh. Bardhekaltrit, të drejtuar nga Zekirija Ramadani, e mbyllën kampionatin me 78 pikë, dy më shumë se Drita e Gjilanit. Një kategori më poshtë ranë Besa, Arbëria dhe Trepça ’89, kjo e fundit pasi humbi përballjen play off përballë Dukagjinit.

Llapi fiton për herë të parë Kupën e Kosovës

Skuadra e Llapit fitoi për herë të parë në histori Kupën e Kosovës. Ekipi nga Podujeva mposhti në një finale dramatike të zhvilluar në “Fadil Vokrri” Dukagjinin vetëm pas goditjeve të 11-metërshave, teksa koha e rregullt përfundoi 0-0, ndërsa në shtesë skuadrat shënuan nga një gol,

Dukagjini realizoi i pari me anë të Merlakut në minutën 113’, pikërisht kur gjyqtari po bëhej gati për përfundimin e pjesës së dytë shtesë, Elvis Prençi barazoi 1-1. Te goditjet e penalltive llapjanët u treguan më të saktë, duke realizuar 4 nga 5 tentativat, ndërsa futbollistët e Dukagjinit dështuan në dy raste.

Llapi triumfoi edhe në Superkupën e Kosovës, sërish në kohën shtesë, por përballë Prishtinë me rezultatin 3-1. I pari shënoi Otto John i Prishtinës, por llapjanët përmbysën gjithçka me Alidemajn me 11-metërsh dhe në shtesë me golat e Veliut dhe Alidemajt, sërish me penallti.

Shkëndija, për herë të katërt kampione e Maqedonisë së Veriut

Katër javë para fundit të kampionatit të kaluar, Shkëndija e Tetovës siguroi matematikisht titullin e kampionit, trofe që e fiton për herë të katërt në histori. Kuqezinjtë, të drejtuar nga Ernest Gjoka, pas një starti jo të mirë të sezonit u shfaqën dominues ndaj rivalëve, duke mos e vënë në diskutim suksesin përfundimtar. Në vend të të dytë u rendit Shkupi, ndërsa e treta Struga.

Rrugëtimi i ekipeve shqiptare në garat europiane

Teuta: Skuadra kampione e Shqipërisë, shkoi deri në raundit e tretë të Conference League, ku u eliminua nga Schamrock Rovers me rezultat të përgjithshëm 3-0. Durrsakët u eliminuan në raundin e parë të Championsit nga Sherifi i Tiraspolit, ndërsa në raundin e dyte të Conference League eliminuan me përmbysje Inter Escaldes 0-3, teksa ndeshjen e parë në Shqipëri e kishin humbur 0-2.

Vllaznia: Kaloi një raund në Europa League Vllaznia, që eliminoi Siroki Brijeg me një fitore të madhe 3-0 në “Loro Boriçi”, teksa sfidën e parë e kishte humbur 3-1. Në raundin e dytë, skuadra shkodrane u eliminua në raundin e dytë nga AEL Limasoli, që i fitoi të dyja sfida me të njëjtin rezultat 1-0.

Partizani: Edhe Partizani e kaloi një raund në Conferencë League, duke mposhtur me rezultat të përgjithshëm 8-4 Sf.Gheorghe të Moldavisë, por në raundin pasardhës u eliminua nga një ekip shumë i fortë si Baseli, me rezultat të përgjithshëm 5-0.

Laçi: Performancën më të mirë në Europë, duke marrë në konsideratë edhe shortin, e ka bërë pa dyshim Laçi, që u eliminua në Conference League nga një ekip me emër të madh si Anderlechti (0-3, 1-2) në raundin e tretë. Në dy raundet e para, kurbinasit bënë mrekullinë duke eliminuar Podgoricën me rezultat të përgjithshëm 3-1, si dhe Universitatean e Craiovës 1-0 (0-0 në transfertë).

Prishtina: Kampionia e Kosovës, e nisi rrugëtimin në fazën paraelimatore të Championsit, të cilën e fitoi duke mposhtur skuadra të tilla modeste si Folgore dhe Inter Escaldes, por në raundin e parë u përball me një ekip të fortë si Ferencvaros, qëi fitoi të dyja përballjet, 3-0 dhe 3-1. Në raundin e dytë të Conference League, Prishtina eliminoi Connahs Q. të Uellsit, duke fituar 4-1 dhe humbur 4-2. Në raundin e tretë të Conference League u eliminua nga Bodo/Glimt, që e mundi 2-1 në Prishtinë, po u mposht 2-0 në Norvegji.

Drita: Paraqitje pozitive në Conference League bëri Drita e Gjilanit, që eliminoi skuadrën e Tuzit në Mal të Zi, Decic, duke i fituar të dyja sfidat, 2-1 në Kosovë dhe 0-1 në transfertë. Në raundin e dytë, shorti e përballi me Feyyenordin, që u kualifikua me vështirësi falë fitores 3-2 në Roterdam, teksa në Kosovë sfida ishte mbyllur 0-0.

Shkëndija: Zhgënjeu Shkëndija e Tetovës, që pasi pësoi 6 gola nga Mura në Champions, u eliminua edhe në Conference League nga Riga Fc, duke i humbur të dyja sfidat, 1-0 dhe 2-0, pa shënuar qoftë një gol në rrugëtimin europian.

Struga: U ndal që në raundin e parë të Conference League në përballjen e dyfishtë me FK Liepaja, duke barazuar 1-1 në transfertë dhe humbur thellë 1-4 në shtëpi.

Shkupi: Pasi eliminoi skuadrën fituese të Kupës së Kosovës, Llapin, me rezultat të përgjtihshëm 3-1, Shkupi u ndal në raundin e dytë të Conference League përballë Santa Claras me rezultat të përgjithshëm 5-0.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency