Celtik me sytë nga tregu aziatik, njofton akordin me tre futbollistë japonezë
Gjigantët skocezë të Celtik kanë hedhur sytë nga tregu aziatik për t’u përforcuar, teksa në ditën e parë të janarit kanë njoftuar akordin për transferimin e tre futbollistëve japonezë.
Mesfushoret Reo Hatate e Yosuke Ideguchi, si dhe sulmuesi Daizen Maeda, kanë firmosur kontrata afatgjata me klubin nga Glasgou dhe pritet të mbërrijnë në Skoci në fillim të javës, për të nisur këtë aventurë të re.
“Jemi shumë të lumtur të njoftojmë afrimin e këtyre tre djemve, të cilët do të fitojnë shumë shpejt zemrat e tifozëve. Ata janë në kulmin e karrierës dhe kanë ambicie për të arritur gjëra të mëdha, ashtu si klubi ynë”, deklaroi drejtuesi i Celtic, Ance Postecoglou.
Tre japonezët i bashkohen patriotit të tyre, sulmuesit Kyogo Furuhashi, duke çuar në katër numrin e tyre në klubin e Celtik, që tashmë ka hedhur sytë dukshëm në tregun aziatik.



