Premier League

VIDEO/ Super Lanzini, West Ham feston dhe i bën “presion” Arsenalit

Viti 2022 ka nisur me fitoret e ekipeve udhëtuese në Premier League. Pas Manchester City dhe Tottenham, edhe West Ham siguroi tre pikë jashtë fushe.

Çekiçët” triumfuan 2-3 kundër Crystal Palace, duke arritur fitoren e dytë radhazi në transfertë. Arsenali i vendit të katërt është vetëm një pikë larg tani.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

West Ham zhvilloi një pjesë të parë perfekte, të cilën e mbylli në avantazh të trefishtë. Xhamajkani Antonio zhbllokoi rezultatin në mesin e pjesës së parë (22′), duke gjetur golin e tetë në kampionat.

Më pas Manuel Lanzini “show”. Argjentinasi realizoi një eurogol pas tre minutash, teksa në fundin e pjesës së parë ktheu në gol një penallti të akorduar nga VAR-i.

Vendasit reaguan në shtatë minutat e fundit të takimit. Edouard dhe Olise ndezën shpresat e tifozëve për një barazim të çmendur, por Crystal Palace nuk ia doli të evitonte humbjen dhe mbetet në mesin e artë të renditjes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency