Proteston kapiteni i Chelsea: Mane ishte për të kuq, po penalizohemi ca si shumë
Chelsea-Liverpool përfundoi në barazim 2-2, rezultat që lumturoi Manchester City kryesues. Në “Stamford Bridge” u zhvillua një ndeshje fantastike, por, si gjithmonë në futboll, nuk munguan polemikat.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Sadio Mane, autori i golit të parë për “The Reds”, e filloi ndeshjen shumë i karikuar. Sulmuesi afrikan u ndëshkua me karton të verdhë në sekondën e 15-të pas një goditje me bërryl kundrejt Azpilicueta.
Një rekord në 15 vitet e fundit në Premier League, me Mane që bëhet lojtari më i shpejtë i ndëshkuar në elitën e futbollit anglez. Gjithsesi, Cesar Azpilicueta mendon ndryshe, dhe theksoi se lojtari i Liverpool duhej ndëshkuar me të kuq.
“Ishte e qarte për të gjithë: Mane ishte për karton të kuq, nuk ka fare rëndësi nëse kishin kaluar vetëm pak sekonda. Ai nuk e sheh topin, thjesht dëshiron të godasë me bërryl. Nuk arrij ta kuptoj…
Nuk kam çfarë të shtoj, ishte karton i kuq i pastër. Fatkeqësisht nuk e di se çfarë po ndodh, por nuk është hera e parë që ndaj nesh ndodhin episode të këtij lloji”, deklaroi për Sky Sport kapiteni i Chelsea.



