Jo vetëm Leo Messi, edhe Ronaldo pozitiv me koronavirus
Pas Lionel Messit është infektuar me Covid-19 edhe Ronaldo. Jo Cristiano, ylli i Manchester United, por Ronaldo fenomeni, i cili pak ditë më parë bleu klubin e Cruzeiros.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Ish-sulmuesi legjendar rezultoi pozitiv në tamponin e fundit dhe menjëherë ka filluar karantinën, duke humbur kështu pjesëmarrjen në ceremoninë e 101-vjetorit të klubit brazilian.
Ronaldo shpërtheu te Cruzeiro kur ishte akoma adoleshent, përpara se të transferohej në futbollin europian te holandezët e PSV (1994). Cruzeiro po vuan, pasi po garon në divizionin e dytë.
Fenomeni bleu aksionet e klubit të zemrës më 18 dhjetor dhe ka si objektiv rikthimin e Cruzeiros në elitën e futbollit brazilian dhe te fitimi i trofeve.



