Featured

Kartoni i kuq “ndez” historinë e dashurisë, futbollisti dhe arbitrja konfirmojnë lidhjen

Futbolli shpeshherë dhuron emocione të veçanta, ndërsa një moment i vështirë mund të kthehet në një ngjarje e cila mund të mbahet mend për të gjithë jetën.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Kështu, ka ndodhur edhe me futbollistin e skuadrës holandeze të Emmen, Jeff Hardeveld. Në një ndeshje të muajit gusht ndaj FC Eindhoven, mbrojtësi pas një ndërhyrje të gabuar u ndëshkua me karton të kuq, teksa në rolin e arbitrit të katërt ishte Shona Shukrula.

Disa fjalë kontestimi bënë që mes të dyve të dallohej një shkëndijë e veçantë, e cila duket se është rritur ditë pas dite.

Tashmë, futbollisti dhe arbitrja kanë konfirmuar lidhjen e tyre, teksa Shukrula e cila është pjesë e arbitrave të FIFA-s prej vitit 2017, ka bërë një kërkesë në Federatën Holandeze për të mos gjykuar më takimet e skuadrës së dashurit të saj për të evituar çdo lloj paragjykimi.

Quiz Cat: No Quiz found

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency