Kategoria Superiore

Teuta nis spastrimet, largon portierin dhe një sulmues

Teuta nis spastrimet në këto ditë të para të janarit, duke ndërprerë kontratën me dy lojtarë të huaj, Bobi Celeskin dhe Pepi Gorgiev. Në njoftimin e klubit durrsak shkruhet:

“KF Teuta falënderon @bobiceleski, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë tri viteve me fanellën blu. Celeski meriton një vend në histori për gjithçka ka dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. KF Teuta i uron suksese në vazhdim. #forccateuta

Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me sulmuesin @pepigorgiev. Falënderojmë lojtarin në fjalë për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e jona. Ne i urojmë Pepit suksese në jetë dhe në karrierë. #forcateuta”.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?
 

Gorgiev është aktivizuar rregullisht deri në këtë pikë të sezonit me Teutën, duke shënuar 4 gola, ndërsa portieri Celeski ka qenë gjithomonë në stolin e rezervave, pa mundur të konkurrojë denjësisht për vendin e titullarit. Që kur u bë pjesë e Teutës në vitin 2018, Bobi Celeski ka luajtur vetëm 4 ndeshje.

Quiz Cat: No Quiz found

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency