Villareali në superformë, e nis vitin me “manita”!
Villareali është një nga skuadrat më në formë për momentin në La Liga. Nëndetsja e verdhë mori fitoren e radhës në kampionat duke e nisur 2022 ashtu siç mbylli vitin 2021, me një fitore të thellë.
Në Estadio de la Ceramica, skuadra e Unai Emery mposhti me manita Levanten e vendit të fundit. Një sukses 5-0 për Villarealin në premierën e vitit 2022 me nëndetsen e verdhë që e sheh veten në kuotën e 28 pikëve në fund të fazës së parë.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Villareali zhbllokoi shifrat shumë shpejt me Dia ndërkohë që në pjesën e parë realizuan edhe Pau Torres dhe Gerard Moreno. Në fraksionin e dytë realizuan edhe Manu Trigueros dhe sërish Gerard Moreno që sigloi rezultatin final 5-0.
Për Villarealin kjo ishte fitorja e 6-të rresht në të gjitha kompeticionet, ndërkohë që Levante pësoi një tjetër humbje dhe e mbylli fazën e parë pa asnjë fitore. Te Levante ishte titullar Enis Bardhi ndërsa Shkodran Mustafi vazhdon të jetë i dëmtuar.
Quiz Cat: No Quiz found



