Partizani, Mehmeti një zgjedhje si ajo e Tiranës me Egbo!
Vit i ri, trajneri i ri. Partizani ka zgjedhur Dritan Mehmetin për ti dhënë timonin e skuadrës së kuqe pas ndarjes së rrugëve me Ilir Dajën. 41 vjeçari është një zgjedhje brenda shtëpisë, dhe të kuqtë shpresojnë të jetë një goditje e vërtetë për ti ndryshuar kursin skuadrës që ka zhgënjyer deri më tani në këtë sezon.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

A mund të rezultojë e tillë, premisat në fakt nuk mungojnë, dhe për të kuqtë duket në shumë aspekte një zgjedhje e ngjashme me atë që bënë rivalët e tyre më të mëdhenj, bardheblutë e Tiranës kur i dhanë drejtimin Emanuel Egbo, i cili më pas fitoi titullin kampion.
Shumë ngjashmëri, si natyrë dhe filozofi. Edhe Mehmeti , ashtu si Egbo kur mori drejtimin e Tiranës ka shumë vite në ambientin e kuq. Ndihmës i Gegës në vitin e titullit, më pas në staf me Lerdën, Sormanin e të tjerë. Karakteristika e ngjashme me Egbo është se njeh mirë ambientin, karakteristikat e lojtarëve, personalitetin e tyre dhe gjithashtu specifikat e skuadrës.
Mehmetit i jepet një shans i madh për të treguar veten si trajner i parë në Superiore për herë të parë ashtu si dhe Egbo, pas disa vitesh në rolin e ndihmësit, mbi të gjitha në një emër të madh si Partizani, dhe mbi të gjitha ashtu si Egbo ndoshta nuk do ti duhet të bëjë shpikje të mëdha, por thjesht për të bërë gjërat e duhura në momentin e duhur, duke vendosur çdo element në vendin që i takon.
Prej disa vitesh në kampin e kuq, gjithashtu 41-vjeçari mund të ketë në krahun e tij avantazhin e njohjes së mënyrës për të karikuar energji pozitive dhe frymën e grupit. Një tjetër ngjashmëri me Egbo, janë marrëdhëniet e shkëlqyera me drejtuesit dhe besimi i tyre, sidomos ai i Drejtorit të Përgjithshëm Olsi Rama, me të cilin ka pasur që në fillim një raport jashtëzakonisht të mirë, e po ashtu edhe besimi i vetë lojtarëve.
A do të rezultojë aventura e tij te Partizani një sukses si ajo e Egbo? Kjo për Dritan Mehmetin është një sfidë për t’u fituar, e rëndësishme është që komponentët për suksesin nuk i mungojnë, ndryshe nga Egbo e merr skuadrën në një fazë më të vonshme të kampionatit dhe ndoshta për titullin nuk mund të flitet, por të paktën për një kampionat të mirë dhe për Europën po!



