Dy gola dhe rinovim, viti 2022 nis “zjarr” për sulmuesin e Atletico Madrid
Atletico Madrid la pas krahëve serinë prej katër humbjesh radhazi në La Liga, dhe e nisi vitin 2022 me fitoren 2-0 ndaj Rayo Vallecanos së Ivan Balliut.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Angel Correa shënoi dy golat e fitores për ekipin e Diego Simeones, që renditet përkohësisht në vendin e katërt në kampionat. Kampionët e Spanjës kanë rinovuar kontratën me lojtarin ofensiv.
26-vjeçari argjentinas, i cili vlerësohet shumë nga trajneri, ka firmosur deri në vitin 2026 me klubin “Colchoneros”, pjesë e të cilëve është prej vitit 2014, duke shënuar 53 gola në 305 ndeshje.

Sulmuesi latin ka fituar tre trofe me Atletico Madrid, teksa ka luajtur edhe dy finale të Champions League. Correa ka realizuar 6 gola këtë sezon në La Liga, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit pas Luis Suarez (7).
Quiz Cat: No Quiz found



