Featured

Daja harron Partizanin, merr drejtimin e klubit nga Kosova

Ilir Daja sapo ka mbyllur eksperiencën e tij me Partizanin, megjithatë kjo nuk e ka penguar aspak teknikun 55-vjeçar të bëhet gati për një rrugëtim të ri. Kështu, për herë të parë në karrierën e tij, Daja pritet të nisë një aventurë në Kosovë në drejtimin e Ballkanit.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Aktualisht, tekniku ka mbërritur në Suharekë dhe pritet të mbajë një takim me drejtuesit e klubit nga Kosova për të akorduar edhe detajet e fundit në kontratë. Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, atëherë ditën e martë, Daja pritet të zyrtarizohet në krye të Ballkanit.

Aktualisht, skuadra e Ballkanit është në vendin e tretë të klasifikimit me 33 pikë, dy pikë larg kryesuesve të Gjilanit ndërsa me Dajën në krye shpresojnë të arrijnë te triumfi final në kampionat.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency