Livepooli, kërkesë zyrtare për shtyrjen e ndeshjes së Carabao Cup në “Emirates”
Liverpooli ka bërë kërkesë zyrtare për shtyrjen ndeshjes së parë gjysmëfinale të Carabao Cup kundër Arsenalit, e planifikuar për t’u zhvilluar të enjten, për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19 në klub. Për shkak të emergjencës së shkaktuar nga Koronavirusi, Jurgen Klopp e anuloi seancën stërvitore të së martës.
Kërkesa i është bërë Ligës Angleze të Futbollit (EFL) për ndeshjen në “Emirates Stadium”.
Një deklaratën e Liverpoolit lexohet: “Pa asnjë perspektivë që situata aktuale të përmirësohet përpara ndeshjes së së enjtes dhe me potencialin që ajo të përkeqësohet, klubi e konsideron si të kujdesshme dhe të arsyeshme të kërkojë që takimi të riplanifikohet.”
Një zëdhënës i EFL-së tha se kërkesa e Liverpool-t “tani do të merret në konsideratë në përputhje me rregullat e garës, siç janë përcaktuar në fillim të sezonit, së bashku me informacionin e dorëzuar nga klubi”.
Liverpooli do të presë Shrewsbury Toën në raundin e tretë të FA Cup të dielën (14:00) përpara ndeshjes së dytë kundër Arsenalit, në shtëpi, më 13 janar.



