Featured

Postimi i Vlora Çitakut për Novak Djokovicin tërbon serbët

Një postim në Twitter i ish-ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku (aktualisht konsulle e Kosovës në SHBA), ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, madje edhe të politikanëve serb.

Çitaku shpërndau një lajm të Reuters, sipas të cilit Novak Djokovic do të merrte pjesë në Australian Open duke anashkaluar rregullat e vendosura nga organizatorët për pjesëmarrësit kryesisht për vaksinimin (numri 1 i botës nuk ka pranuar të tregojë nëse është vaksinuar), duke e shoqëruar me mesazhin “Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se tjerat”, shprehje kjo e njohur nga libri “Ferma e Kafshëve” nga George Orwell.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Çitaku nënkupton me këtë shprehje Djokovic është favorizuar nga organizatorët e turneut. Në llogarinë e Çitakut në Twitter serbët kanë shpërthyer me ofendime, madje disa medie në Serbi shkojnë deri aty sa shkruajnë që Çitaku e quan Djokovicin kafshë.

Ambasadori i Serbisë në Amerikë, Marko Djuric, deklaroi: “A po më duket mua, apo ky është një shembull i gjuhës së urrejtës me motive etnike? Natyrisht, se Djokovic është serb nga Zveçani dhe mendon ndryshe nga zonja Çitaku. Ky është fjalim çnjerëzor nga Vlora Çitaku”.

Reagoi menjëherë Vlora Çitaku duke thënë se Gjuric nuk e kupton alegorinë e Orwellit dhe po e turpëron veten publikisht.

“Nëse ndonjëherë arrin ta lexosh Orwellin dhe ta kuptosh konceptin e alegorisë, nuk do ta turpërosh veten publikisht”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency