Formacioni më i mirë për L’Equipe, prestigjiozja franceze përjashton Messin dhe Ronaldon
Prestigjiozja franceze L’Equipe ka publikuar formacionin me më të mirët e vitit 2021. Në të ka jo pak surpriza duke qenë se mungojnë emra si ato të Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Erling Haaland, Kylian Mbappe, Neymar apo edhe Donnaruma.
Në 11-tëshen që ka përzgjedhur e përditshmja franceze bie në sy dominimi i futbollistëve që aktivizohen në Premier League, teksa në këtë aspekt diferencën e bën sulmi me përfshirjen e Karim Benzema e Robert Lewandowski dhe Theo Hernandez në linjën e majtë të mbrojtjes.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Ndërkohë, Chelsea është skuadra më e përfaqësuar në këtë formacion të L’Equipe teksa fituesit e Ligës së Kampionëve në sezonin e kaluar kanë tre futbollistë të përfshirë.




