Kategoria Superiore

Ish-futbollisti i Laçit gati për aventurën e radhës, qëndron në Superiore

Ilirid Ademi ishte një futbollist i Laçit në pjesën e parë të sezonit, megjithatë para disa ditëve sulmuesi dhe klubi kurbinas vendosën të mbyllnin bashkëpunimin. Lojtari nga Gostivari nuk bindi Laçin teksa në nëntë paraqitje nuk gjeti asnjëherë rrugën e rrjetës. Megjithatë, 26-vjeçari është gati ta ndryshojë historinë dhe të nisë një tjetër aventurë po në Abissnet Superiore.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Ademi pritet që ditën e enjte të prezantohet zyrtarisht te skuadra e Egnatias si përforcimi më i fundit për rrogozhinasit e trajnerit Zekirija Ramadani.

Te skuadra e Egnatias, Ademi do të gjejë edhe shokë nga e kaluara pasi te Shkupi është aktivizuar së bashku me Krivanjevën dhe Isenin që këtë sezon kanë qenë pjesë e rrogozhinasve.

Ademi do të bëhet kështu transferimi i tretë në këtë merkato për Egnatian teksa më parë drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshjen me portierin Klevis Hasanbelli dhe mesfushorin Ildian Shyti.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency