Serie A

Lëvizje surprizë në merkato, Piatek rikthehet në Itali

Në një mënyrë disi surprizuese pasi nuk ishte përmendur më parë, Krzysztof Piatek është rikthyer në Itali. Sulmuesi polak ka lënë Hertha Berlin dhe nëpërmjet formulës së huazimit ka firmosur me Fiorentinën.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Klubi vjollcë do ta ketë mundësinë ta bëjë të tijin lojtarin në fundin e sezonit për shumën e 15 milionë eurove, megjithatë kjo mbetet për t’u parë nga paraqitja e sulmuesit 26-vjeçar. Sakaq, ky transferim i Piatek nuk ka të bëjë aspak me një lamtumirë të Dusan Vlahovic i cili është i shumëkërkuar në merkato, teksa polaku do të ketë rolin e tij në skuadër së bashku me serbin.

Kujtojmë se Piatek u bë i njohur kur ishte pjesë e Genoas në sezonin 2018-19, teksa më pas erdhi kalimi i bujshëm te Milani, por që nuk shkoi sipas pritshmërive. Tashmë, Piatek do të kërkojë të rikthehet në qendër të vëmendjes nga Firence teksa do të mbajë veshur fanellën e Fiorentinës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency