Premier League

United pas një tjetër portugezi, Rangnick e pikasi kur e kishte kundërshtar

Manchester United nuk do të qëndrojë “duarkryq” në këtë merkato të janarit teksa Djajtë e Kuq janë vënë në kërkim të një mesfushori i cili mund të shtojë më shumë kualitet në mekanizmat e skuadrës.

Në sfidën e fundit të kampionatit ndaj Wolverhampton, trajnerit Ralf Rangnick i ka lënë një përshtypje shumë të mirë Ruben Neves. 24-vjeçari, edhe pse ka dy vite të mbetura në kontratë me Wolves, e ka pranuar se është i tunduar nga ideja për të përfaqësuar një klub më të madh dhe për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Në këtë formë, drejtuesit e United janë të gatshëm të ofrojnë deri në 35 milionë paund për ta bërë të tyrin futbollistin, edhe pse “ujqërit” pretendojnë 40 milionë. Megjithatë, palët nuk janë shumë larg dhe dëshira e luzitanit mund të bëjë diferencën.

Në fakt, nuk është hera e parë që United interesohet për mesfushorin pasi edhe ish-trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka pasur një “dobësi” për këtë lojtar.

Ndërkohë, në rast se tratativat mbyllen me sukses, atëherë Manchester United do të kthehej në një koloni të futbollistëve portugez pasi aktualisht pjesë e Djajve të Kuq janë edhe Diego Dalot, Bruno Fernandes dhe Cristiano Ronaldo.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency