Featured

Barça zgjedh danezin e Chelsea-t për mbrojtjen, paga e Coutinhos step ofertuesit

Barcelona vazhdon të bëjë plane për sezonin e ardhshëm. Një nga prioritet e klubit “blaugrana” është përforcimi i qendrës së mbrojtjes. Janë shfaqur disa emra: Rüdiger, Azpilicueta´, Laporte… Por duket se i zgjedhuri është një tjetër lojtar i Chelsea-t: Andreas Christensen.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?
 

“El Mundo Deportivo” raporton se skuadra e Barçës “ka përshpejtuar veprimet e saj me përfaqësuesit e lojtarit për të mbyllur marrëveshjen për verën e ardhshme”. Do të ishte një afrim me kosto zero, pasi danezi nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me blutë e Londrës. Në moshën 25-vjeçare do të ishte një përforcim ideal si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë sportiv.

Sa i përket Coutinhos, mësohet se në orët e fundit është shfaqur një skuadër e interesuar: Aston Villa e Steven Gerrard. Mirëpo, sipas “ky Sports”, ky ekip nuk është më “pole” për të marrë shërbimet e brazilianit. Në fakt, nuk ka asnjë favorit, sepse të gjithë në fund stepen nga paga e lartë e futbollistit.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency