Kategoria Superiore

Nuk u përshtat te Prishtina, Teuta zyrtarizon kthimin e mesfushorit

Teuta zyrtarizon afrimin e radhës në këtë merkato dimërore. Klubi durrsak konfirmon akordin me mesfushorin Florent Avdyli, i cili vjen në Abissnet Suuperiore nga elita e futbollit Kosovar.

Në fakt, bëhet fjalë për një rikthik, pas Avdyli ka qenë pjesë e Teutës kampione të sezonit të kaluar. Gjatë merkatos së verës 28-vjeçari iu bashkua Prishtinës, por nuk ka mundur të lërë gjurmë në ekipin e kryeqytetit të Kosovës.

Sikurse njoftohet në postimin e Teutës, Avdyli i është bashkuar skuadrës në përgatitjet për ndeshjen e radhës në Superiore, kundër Kastriotit.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency