Leonardo nuk i ndahet mesfushorit brazilian, tashmë e do te PSG!
Dikur e mori te Milani nga kampionati brazilian kur ishte një lojtar i panjohur, tashmë synon ta rimarrë në ekip por këtë herë te Paris Saint Germain. Bëhet fjalë për mesfushorin brazilian Lucas Paqueta të cilin drejtori sportiv i Paris Saint Germain Leonardo kërkon ta ketë në gjirin e tij te parizienët. Paqueta ka bërë shumë mirë në këtë sezon me rivalët e Lyon teksa ka arritur të shënojë 7 gola në 22 ndeshje. Ishte janari i 2019-ës kur Leonardo e mori nga Flamengo te Milani, ndërkohë që nga vera e 2020-ës, mesfushori i Seleçaos aktivizohet me Olympique Lyon në Francë të cilët shpenzuan 20 milionë euro për ta blerë nga kuqezinjtë.



