Mbahej në burg për përdhunim, mbrojtësi i Man. City-t merr lajmin e mirë
Mbrojtësi i Manchester City-t, Benjamin Mendy, i cili prej muajsh ndodhej në burg, nën disa akuza për përdhunim dhe abuzim seksual, është liruar me kusht në seancën e fundit gjyqësore.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat angleze, që raportojnë se seanca e radhës për francezin, është parashikuar të mbahet më 24 janar të këtij viti dhe deri atëherë mbrojtësi është lënë i lirë me kusht.
Mendy u arrestua më 26 gusht të vitit të kaluar, pasi ndaj tij rëndojnë disa akuza për përdhunim dhe festat e fundvitit i kaloi pikërisht në qeli, ndërsa vlen të theksohet se futbollisti është pezulluar edhe nga klubi i Manchester City-t, deri në zgjidhjen e çështjeve të tij me drejtësinë.



