Serie A

Allegri rikuperon liderin e mbrojtjes, Aaron Ramsey e duan në Angli

Juventusi po përballet me disa mungesa në mbrojtje dhe në takimin e mbrëmjes së kaluar kundër Napolit (1-1) në qendër të prapavijës Max Allegri aktivizoi dyshen De Ligt-Rugani.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Trajneri i bardhezinjve ka marrë një lajm të mirë ditën e sotme. Giorgio Chiellini ka kaluar Covid-19, në tamponin e fundit ka rezultuar negativ sipas një njoftimi zyrtar të “Zonjës”.

Kapiteni do të rikthehet nesër në stërvitje me shokët e skuadrës dhe do të jetë i gatshëm për transfertën e ditës së diel kundër Romës së Jose Mourinhos.

Ndërkohë, Aaron Ramsey po kërkohet nga Crystal Palace. Mesfushori uellsian do të largohet nga Juventusi dhe e ardhmja e tij lidhet me Premier League, kampionat ku luajti për shumë vite me Arsenalin.

Aaron më pëlqen shumë si futbollist. Përvoja e tij e madhe mund të përmirësojë çdo skuadër në Angli. Po flasim për një futbollist fantastik”, deklaroi Patrick Vieira, trajneri francez i Palace.

Quiz Cat: No Quiz found

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency