Leicester në hall, sulmuesi kryesor mungon dy muaj!
Telashe të mëdha në horizont për Leicester City. Dhelprat të cilët nuk po zhvillojnë një sezon shumë pozitiv, tashmë duhet të vuajnë edhe mungesën e lojtarit të tyre kryesor për dy muajt e ardhshëm. Sulmuesi Jamie Vardy ka pësuar një dëmtim në tendinën e gjurit dhe i duhet të qëndrojë jashtë fushave të futbollit për rreth 2 muaj. Në këtë sezon Jamie Vardy është aktivizuar në 16 ndeshje të Premier League me Leicester City duke shënuar dhe 9 gola.



