Kategoria Superiore

Miqësorja e sotme/ Forcohet Skënderbeu, Dinamo plotëson stafin teknik (FOTO)

Dinamo dhe Skënderbeu po zhvillojnë një ndeshje miqësore ditën e sotme në kompleksin “Tropikal”. Ndryshime kanë ndodhur te dy ekipet. Erlis Frashëri është futbollisti më i ri i Skënderbeut.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Klubi korçar ka arritur prej ditësh akordin me 33-vjeçarin, i cili aktivizohet në dy krahët e mbrojtjes. Një rikthim në shtëpi për Frashërin, i cili mbajti veshur fanellën bardhekuqe në vitet 2008-2010.

Lojtari anësor vjen nga Drenica, ai ka luajtur edhe me Gjilanin në futbollin e Kosovës. Frashëri ka një eksperiencë të madhe në futbollin shqiptar, pasi është aktivizuar edhe me ekipe si Teuta, Partizani, Luftëtari, Korabi, Kamza, Besa dhe Tomori.

Sot e ka nisur si titullar miqësoren me Dinamon, ndërkohë që ka ndryshime në stafin teknik të klubit kryeqytetas. Bledar Devolli do të jetë ndihmësi i trajneri Bledi Shkëmbi për pjesën tjetër të sezonit.

Quiz Cat: No Quiz found

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency