Kategoria Superiore

Shtyhet rikthimi në shtëpi, Kukësi zgjedh stadiumin ku do luajë me Dinamon

Kukësit i duhet ende të presë për tu kthyer në shtëpi. Ndeshja e javës së 16-të, mes verilindorëve dhe Dinamos do të luhet në Elbasan Arena, edhe pse drejtuesit kishin dëshirë që viti i ri ti gjente në impiantin e rikonstruktuar plotësisht.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

“Kukës Arena” ende nuk është gati për shkak se tapeti i fushës kërkon ende dhe pak kohë për t’u përshtatur plotësisht. Ndikim kanë pasur dhe temperaturat e ulëta që janë në qytetin verilindor, të cilat e kanë vonuar procesin e përshtatjes së barit.

Kukësi ka më shumë se 2 vite që nuk luan në qytetin e tij, për shkak të kushteve të stadiumit, që tashmë ka marrë një tjetër fytyrë. Edhe përballja me blutë e kryeqytetit do të luhet në Elbasan, për shkak se drejtuesit e Kukësit dhe Federata Shqiptare e Futbollit duan që mos të nxitohen në mënyrë që fusha të krijojë probleme në të ardhmen.

Stadiumi i ri i Kukësit është i parametrave që kërkon dhe UEFA, e tashmë ekipi verilindor ndeshjet e Kupave të Evropës do ketë mundësinë ti zhvillojë në shtëpinë  tij. Ekipi i drejtuar nga Diego Longo ka grumbulluar 28 pikë, pesë më pak se Tirana kryesuese pas 15 javësh kampionat.

Quiz Cat: No Quiz found

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency