La Liga

Zyrtare/ Cilësohet si Messi i ri, Barcelona firmos me adoleshentin e talentuar

Barcelona ka siguruar një përforcim me vlera për të ardhmen. Klubi katalanas ka prezantuar Fabio Blanco, 17-vjeçarin spanjoll që vjen nga Eintracht Frankfurt.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Adoleshenti i talentuar aktivizohet si sulmues i djathtë, ai ka firmosur deri në vitin 2024 me Barcelonën dhe për momentin do të luajë me ekipin B.

Në marrëveshjen e arritur mes palëve është rënë dakord që Blanco të ketë një klauzolë shitje për shumën e 100 milionë eurove.

Djaloshi nga Almeria u aktivizua këtë sezon me ekipin e dytë të Eintrachtit, duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës në tetë ndeshje të luajtura.

Blanco ka luajtur me kombëtaret U15, U16 dhe U18 të Spanjës, teksa është grumbulluar por nuk ka debutuar me Spanjën U19.

Quiz Cat: No Quiz found

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency