Futboll

Sergio Kalaj pranë “gradimit” një kategori më lart, e kërkon ekipi që synon Serie A

Sergio Kalaj u largua nga Lazio në merkaton e verës për t’u transferuar te Carrarese në Serie C. Qendërmbrojtësi i Shqipërisë U21 (4 ndeshje me kuqezinjtë e vegjël) ka luajtur 17 ndeshje me Carraresen këtë sezon, duke realizuar edhe një gol.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Paraqitjet pozitive të 21-vjeçarit të lindur në Itali, kanë tërhequr vëmendjen e Frosinones. Skuadra e Fabio Grossos renditet në vend të tetë në Serie B, gjashtë pikë larg vendit të dytë që sjell kalimin në elitë.

Mediet italiane shkruajnë se drejtuesit e Frosinones ndodhen në bisedime të avancuara me homologët e Carrareses, dhe po tentojnë të blejnë kartonin e plotë të lojtarit shqiptar.

Quiz Cat: No Quiz found

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency