Futboll

“Pse, akoma luan Ribery?!”, zbulohet prapaskena me presidentin e klubit

Një prapaskenë interesante ka ndodhur me Franck Ribery. Francezi i famshëm ndërpreu bashkëpunimin me Fiorentinën në muajin korrik dhe në shtatorin e kaluar firmosi me Salernitanën.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

38-vjeçari (81 ndeshje dhe 16 gola me kombëtaren franceze) numëron dy asiste me ekipin nga Salerno deri në këtë fazë të sezonit. Agjenti i tij ka dashur ta transferojë në kampionatin brazilian.

Sulmuesi i majtë i është propozuar Cearës, teksa ekipe ka qenë përgjigja e presidentit të klubit brazilian: “Akoma luan futboll Ribery?!”.

Në prononcimin e dhënë për Globo Esporte, Robinson de Castro deklaroi: “Më morën në telefon dje dhe më ofruan mundësinë e firmosjes me Ribery. Unë as që ia kisha idenë që ai vazhdon të luajë akoma… “

Quiz Cat: No Quiz found

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency