Merkato

Barcelona gjen në Angli sulmuesin që do të zëvendësojë Dembelenë

Ousmane Dembélé është kthyer prej muajsh çështje te Barcelona për shkak të refuzimit që i ka bërë deri tani ofertës për rinovimin e kontratës. Klubi katalan, me gjithë përpjekjet për ta bindur francezin, ka menduar paralelisht edhe për zëvendësuesin e tij.

Sipas “Sport.es”, Adama Traoré është i zgjedhur për të zëvendësuar Ousmane Dembélénë. Anësori i Wolverhamptonit ka cilësitë e duhura për t’u përshtatur në lojën e Barcelonës dhe për të zëvendësuar më së miri sulmuesin francez.

Jorge Mendes, manaxheri i Traore, është gati të lëvizë gurët për t’i gjetur një destinacion të ri klientit të tij, që nuk po kalon një moment të mirë në aspektin personal, pasi në 20 ndeshje nuk ka shënuar asnjë gol , madje nuk ka dhënë as asiste.

Traore nuk do ta kishte të vështirë të përshtatej me ambientin e “blaugranave”, pasi ka marrëdhënie të mira me lojtarë të skuadrës si Jordi Alba, Sergi Roberto, Busquets apo Ferran Torres.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency