La Liga

VIDEO/ Katër gola për një barazim, spektakël në sfidën Villareal-Atletico Madrid

Ka rezultuar një ndeshje spektakolare ajo e La Liga mes Villareal dhe Atletico Madrid. Sfida është mbyllur me rezultatin e barabartë 2-2, mirëpo brenda saj kishte shumë episode. Si fillim, në minutën e 10 mendoi Correa të realizonte një kryevepër duke qenë se shënoi një gol nga gjysmëfusha duke lënë të shtangur jo vetëm spektatorët, por edhe portierin e kundërshtarëve, Rulli.

Megjithatë, vendasit e morën veten shpejt dhe ditën të reagonin duke zhvendosur lojën në gjysmëfushën e madrilenëve. Mirëpo, rastin për të barazuar e humbet Moreno i cili gabon nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 23, ndërsa dy minuta më vonë VAR iu anulon një gol Villareal për prekje të topit me dorë. Gjithsesi, “nëndetësja e verdhë” nuk heq dorë dhe gjen golin e barazimit me anë të Pau Torres në minutën e 29 për ta mbyllur në ekuilibër të plotë pjesën e parë. Në fraksionin e dytë, Villareal është sërish më kërkuese dhe shpërblehet në minutën e 58 me anë të Morenos.

Gjithsesi, të besuarit e trajnerit Diego Simeone nuk janë nga ato që dorëzohen kollaj dhe në minutën e 67 rikthyen sërish baraspeshën me anë të Kondogbia që u tregua i saktë në goditjen e tij në hyrje të zonës. Minutat në vazhdim prodhuan një karton të kuq pikërisht për mesfushorin e Atletico Madrid, Kondogbia, i cili koleksionoi të verdhën e dytë.

Ndërkaq, kjo nuk ndikoi në lojë dhe në fund skuadrat u ndanë në barazim 2-2. Pas kësaj sfide, Los Colchoneros gjenden në vendin e katërt me 33 pikë ndërsa nga ana tjetër, Villareal është e teta me 29 pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency