Zyrtare/ Një brazilian për sulmin, Tirana kryen goditjen e parë në merkato
Tirana ka kryer përforcimin e parë në merkaton e dimrit. Klubi bardheblu ka prezantuar Devid Da Silva, sulmuesin brazilian që vjen të zëvendësojë Michael Ngoo e dëmtuar.
25-vjeçari i dha fund aventurës portugeze me Corvilha, ekip me të cilin nuk realizoi asnjë gol. Devid është rikthyer në Abissnet Superiore, kampionat ku luajti me Kastriotin në sezonin 2020-2021.
10 gola shënoi lojtari latin me skuadrën krutane, teksa tani do të tentojë fitimin e titullit kampion me Tiranën, që ka zyrtarizuar afrimin e tij nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.
“Mirësevjen Devid De Silva! Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e merkatos së dimrit dhe ai është sulmuesi Devid De Silva. 25 vjeçari ishte nën vëzhgimin e zyrtarëve të klubit dhe pas kryerjes së të gjitha analizave mjekësore u zyrtarizua afrimi i tij në klub.
Sulmuesi shtatlartë pritet të dalë sot në seancën stërvitore për t’u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Shehi”, lexohet në komunikatën zyrtare të 25 herë kampionëve të Shqipërisë, që kryesojnë kampionatin me 33 pikë, pesë mbi Kukësin dhe gjashtë më shumë se Laçi i vendit të tretë.
Quiz Cat: No Quiz found



