Premier League

Conte: Normale që tifozët të vërshëllejne, edhe mua më iken truri kur humbas

Antonio Conte e ka filluar shumë mirë aventurën si trajner i Tottenham. Pesë fitore dhe tre barazime në kampionat, teksa dje erdhi kualifikimi në raundin e 1/16-vë në FA Cup pas suksesit 3-1 me përmbysje ndaj Morecambe.

Spurs humbën 2-0 kundër Chelsea në EFL Cup më 5 janar. Disfata në derbin e Londrës acaroi tifozët e Tottenham, të cilët nuk i kursyen vërshëllimat ndaj lojtarëve të ekipit të zemrës.

Antonio Conte nuk e sheh si problem një veprim të tillë, italiani i kupton mirë tifozët dhe pranon se edhe ai vetë trishtohet shumë kur nuk arrin të marrë rezultat pozitiv.

E kemi shumë të qartë se kur luajmë mirë tifozët tanë janë të lumtur, por nëse nuk e bëjmë ata mërziten. Nuk mund të presim që tifozët të jenë gjithmonë të kënaqur me ne, pavarësisht rezultatit.

Mendoj se nuk është e drejtë kjo gjë. Edhe unë nuk jam i lumtur kur humbas, madje zemërohem keq fare, kështu që e cilësoj normale që tifozët të na vërshëllejnë kur nuk paraqitemi mirë”, deklaroi Conte.

Quiz Cat: No Quiz found

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency