Premier League

Jashtë fushave prej nëntorit, Rangnick njofton për të rejat rreth Pogba

Prej muajit nëntor, Paul Pogba nuk ka zbritur në fushën e lojës duke qenë se një dëmtim në grumbullimin me Francën e ka penalizuar mesfushorin e Manchester United. Mesfushori, tashmë është future në ditët e fundit të rikuperimit, megjithatë ende duhen edhe disa javë para se 28-vjeçari të kthehet dhe të kontribuojë për Djajtë e Kuq.

Së fundmi, trajneri Ralf Rangnick ka dhënë disa të reja rreth dëmtimit të Pogba ndërsa gjermani thekson se lojtari pritet të qëndrojë larg fushave deri në fund të muajit shkurt.

“Me aq sa di dhe më është komunikuar së fundmi, Pogba pritet të qëndrojë jashtë fushave edhe për katër apo pesë javë para se të jetë i gatshëm për t’u rikthyer në stërvitje. E kam takuar Pogba, ishte në dhomat e zhveshjes dhe tashmë shpresoj se do të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur.

Por, do të duhet disa kohë para se ta kem të gatshëm Pogba, edhe kur të kthehet në stërvitje sërish nuk mund të jetë menjëherë gati për ndeshjet e Premier League apo të Champions League”, u shpreh Rangnick.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency