Southamptoni i Brojës në formë, fiton me goleadë dhe i largohet fundit
Momenti pozitiv për Southampton në Premier League vijon. Shenjtorët kanë grumbulluar 8 pikë në 4 ndeshjet e fundit dhe tashmë e shohin veten në vendin e 11-të me 24 pikë. Southampton mposhti në St Mary me shifrat e thella 4-1 Brentford në sfidën e prapambetur të javës së 18, për meritë edhe të Armando Brojës që realizoi golin e 3-1. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt nga Bednarek, por miqtë barazuan në minutën e 23-të me Janlet, por autogoli i portierit Fernandez e çoi Southampton në pushim, në avantazhin 2-1. Në pjesën e dytë realizuan Broja dhe Adams për rezultatin final 4-1.



