Gol dhe rrezik konstant për mbrojtjen, ja nota e Brojës për ndeshjen ndaj Brentford
Armando Broja është shndërruar në një nga pikat më të forta të formacionit të Southampton, teksa mbrëmjen e sotme luajti sërish titullar dhe gjeti rrjetën në fitoren 4-1 ndaj Brentford.
Sulmuesi 20-vjeçar bëri një galopim nga gjysmëfusha e tij në pjesën e dytë duke shënuar një gol mjaft të bukur, që ishte edhe i pesti sezonal në Premier League për të.
Pas ndeshjes Broja u vlerësua me notën 7, duke u përshkruar si një rrezik konstant për mbrojtjen kundërshtare, pasi krijonte panik sa herë që vihej në zotërim të topit.
Më mirë se Broja u vlerësuan vetëm Diallo dhe kapiteni Ward-Prowse, të cilët gjithashtu bënë një 90-minutësh me nivel mjaft të lartë.



