Merkato

Shkurt/ Mourinho kërkon futbollistin e Tottenhamit, Newcastle piketon talentin e Monacos

Tanguy Ndombele mund të jetë përforcimi surprizë për Romën e Mourinhos në merkaton e janarit. Mesfushori francez është në dalje nga Tottenhami, pasi nuk shihet si titullar nga Conte, ndërsa në ndeshjen e Kupës, ku iu dha shansi, ai u vërshëllye pothuajse nga i gjithë stadium i Tottenhami. Ndombele ka punuar me Mourinhon te “Spurs”-at dhe pikërisht trajneri portugez e ka telefonuar për t’u bashkuar me të në Itali. Gjithsesi, operacioni mund të konkretizohet vetëm me formulën e huazimit.

Pas 6 vjetësh në krye të skuadrës, Cadiz vendos të shkarkojë trajnerin Álvaro Cervera. 56-vjeçari ka meritën që ngriti skuadrën nga kategoria e tretë deri në LaLiga, por tashmë rezultatet shumë të dobëta dhe kriza detyruan drejtuesit të mbyllin bashkëpunimin e gjatë. Cadiz është në vend të parafundit dhe rrezikon të kthehet në Segunda Division, teksa në 20 javë numëron vetëm 2 fitore. Ndërkohë klubi emëroi Sergio Gonzalez trajnerin e ri të skuadrës.

Newcastle ka ende para për të shpenzuar dhe përforcime për të bërë në merkaton e Janarit. Pas Trippier, klubi i sheikëve kërkon një tjetër mbrojtës ku Sven Botman i Lille ishte objektivi kryesor, por duke parë vështirësitë dhe kërkesat e larta të Lille, drejtuesit ndryshojnë objektiv. Është Benoir Badiashile tashmë në radarët e drejtuesve të cilët kanë nisur bisedimet me Monacon për 20-vjeçarin. Ky i fundit vlerësohet 30 mln euro, por aktualisht është i dëmtuar dhe duhet 3-4 javë të rikthehet në fushë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency