Kupa e Italisë

Atalanta thyen Venezian dhe kap fazën çerekfinale!

Atalanta është skuadra e parë që kualifikohet për në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Skuadra bergamaske arriti që të mundë me rezultatin 2-0 Venezian. Të besuarit e Gasperinit shënuan nga një gol për pjesë, duke marrë kualifikimin për në raundin tjetër. Atalanta ishte dominuese në pjesën më të madhe të lojës, por goli i realizuar nga Muriel që në të 12-ën i bëri gjërat akoma dhe më të lehta. Pavarësisht superioritetit, Atalanta nuk arriti që të shënonte më në fraksionin e parë.

Në pjesën e dytë Venezia e rriti ndjeshëm ritmin, megjithatë Atalanta i kirjoi pak hapësira, teksa bergamaskët ishin më të rrezikshëm duke goditur dhe shtyllën me Pezella në të 56-ën. Në minutat e fundit miqtë u hodhën në sulm për të barazuar, duke krijuar hapësira pasi çka u shfrytëzuan maksimalisht nga lojtarët  e hedhur si zëvendësues nga Gasperini me dyshen Pasalic-Maehle, të cilët prodhuan dhe golin e dytë dhe të “knock out”.

Atalanta tashmë do të presë fituesen e çiftit Napoli-Fiorentina për të mësuar kundërshtarin që do të ketë përballë në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency