Ish-futbollisti i kombëtares thirrje kryeministrit: Anuloni vendimin skandaloz për kompleksin Dajti!
Ish-futbollistii kombëtares së Shqipërisë, Andi Lila i është drejtuar kryeministrit, Edi Rama, përmes një letre të hapur, ku kërkon anulimin e vendimit të Bashkisë së Tiranës, për të ndryshuar destinacionin e kompleksit “Dajti”. Në letrën e publikuar, Lila thekson se vendimi i marrë nga kryetari Erion Veliaj, i ka hapur rrugë shkatërrimit të një kompleksi sportiv që i shërben jo vetëm ushtruesve të sportit por edhe Universitetit të sporteve me qëllim për ta vënë këtë kompleks në dispozicion të ndërtimeve pa kriter.
Lila i referohet deklaratave të kryministrit, lidhur me premtimet e bëra për angazhimin maksimal për shtimin e terreneve sportive si dhe kërkesës ndaj Bashkive për të ruajtur dhe shtuar terrenet sportive, ndërsa shton se një vendim i tillë i bashkisë do të binte ndesh me deklaratat e kreut të qeverisë. Vetëm, pak ditë më parë në një takim që kryeminsitri Edi Rama pati me Komitetin Olimpik kombëtar Shqiptar, qeveria vuri në dispozicion një fond prej 5 milionë eurosh në dispozicion të sportit. Lila kërkon që pikërisht një pjesë e këtij fondi të shkojë në shërbim të kompleksit “Dajti”, duke shtuar se ky terren është një pasuri sportive, që në të shkuarën ka qenë një ambient dhe për vete kryeministrin i cili në të shkuarën e tij ka qenë një ushtrues i basketbollit.



