Itali

Sanchez ka një mesazh për Inzaghin: Kampionët kanë nevojë të luajnë

Me një gol në minutën e 120-ë, Alexis Sanchez u bë heroi i Interit, pasi u dha zikaltërve fitoren 2-1 ndaj Juventusit dhe njëkohësisht trofeun e Superkupës së Italisë për herë të gjashtë në histori.

Në përfundim të ndeshjes, kileni nuk i fshehu emocionet as në prononcimin për mediat, teksa pati edhe një mesazh për trajnerin Simone Inzaghi, të cilit i kërkoi më shumë minuta në fushën e lojës.

“Kampionët janë të tillë, bëjnë gjëra që të tjerët nuk i bëjnë dhe sa më shumë të luajnë, aq më mirë luajnë. Sot kisha shumë uri për të fituar dhe shpresoja të luaja pas Lazios. Jam si një luan, që nëse më lë në fushë, shndërrohem në një monstër, por në fund vendos trajneri. Duhet të vazhdojmë kështu, pasi jemi në rrugën e duhur dhe mund të fitojmë shumë më tepër. Unë nuk kam kaluar asnjë moment të vështirë, por thjesht kam luajtur pak. Conte më thoshte se askush nuk është si unë dhe më fuste në fund për të bërë diferencën, por duke luajtur vetëm 15 minuta, më rrëzonte moralin”, deklaroi Sanchez pas ndeshjes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency