Merkato

Zyrtare/ Barcelona kursen 10 milionë euro, kthen 18-vjeçarin te Rapidi i Vjenës

Yusuf Demir nuk është më lojtar i Barcelonës. Klubi katalan konfirmoi këtë të enjte se huazimi i anësorit austriak kishte përfunduar dhe se futbollisti i ri kthehet te Rapid Vjena, që zotëron kartonin e tij.

Pasi u aktivizua në nëntë ndeshje me ekipin e parë, Demir largohet nga “Camp Nou”, ku mbërriti si huazim me opsionin e blerjes së detyrueshme për shumën 10 milionë euro në rast se do të luante 10 takime me ekipin e parë. Kostoja e huazimit ishte 500 mijë euro.

Yusuf Demir startoi në LaLiga kundër Granadas dhe Cádizit, ndërsa i shtoi minutat edhe kundër Athletic Bilbaos, Levantes, Rayo Vallecanos dhe Espanyolit. Në Champions League ishte titullar në shtëpi kundër Benficas dhe zëvendësues në dy ndeshjet kundër Bayernit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency