Roma largon dy spanjollë, Ainsley Maitland-Niles: Erdha këtu për të luajtur në Champions
Roma ka larguar dy lojtarë në merkaton e janarit, teksa është prezantuar përpara tifozëve të rinj Ainsley Maitland-Niles, i cili erdhi në huazim nga Arsenali.
Borja Mayoral dhe Gonzalo Villar nuk bënin më pjesë në planet e Jose Mourinhos, dhe dy lojtarët spanjollë janë huazuar deri në fund të sezonit tek ekipi i Getafes në La Liga.
Ndërkohë, Ainsley Maitland-Niles është përforcimi për krahun e djathtë të mbrojtjes. 24-vjeçari anglez tha këto fjalë gjatë prezantimit të sotëm te verdhekuqtë.
“Jam një lojtar i fortë, i shpejtë dhe zotëroj një teknikë të mirë. Tani është momenti t’i vendos në praktikë cilësitë që zotëroj, kam mundësi të përmirësohem dhe të rregulloj rendimentin tim.
Objektivat me Romën? Jam i bindur se unë dhe Sergio Oliveira do të sjellim mentalitet fitues në ekip. Drejtuesit e klubit duan të fitojnë. Kam ardhur te Roma për të siguruar kualifikimin në Champions League”, deklaroi lojtari anglez, i cili numëron pesë ndeshje me kombëtaren e “Tre Luanëve”.
Quiz Cat: No Quiz found



