Premier League

Newcastle nuk ndalet në merkato, tani synon të pakënaqurin e United

Newcastle nuk ndalet në merkato. “Qymyrxhinjtë” kanë siguruar shërbimet e Kieran Trippier nga Atletico Madrid dhe Chris Wood nga Burnley deri tani, ndërsa objektivi i radhës është një lojtar i Manchester United.

Mediet angleze raportojnë se drejtuesit e bardhezinjve po tentojnë të ofrojnë në skuadër Donny Van De Beek, i cili ka përfunduar në lojtar stoli në “Old Trafford”.

Mesfushori ofensiv kërkon të përfitojë sa më shumë minuta, një gjë e tillë është tepër e vështirë tek United, ndërsa Newcastle ia siguron një gjë të tillë.

Newcastle po kërkon të huazojë 24-vjeçarin holandez, por duhet të fitojë konkurrencën me gjermanët e Borussia Dortmund, një tjetër klub që po synon një akord me Van De Beek.

Quiz Cat: No Quiz found

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency