James Rodriguez hero në Katar, i shpëton jetën mbrojtësit kundërshtar
James Rodriguez është kthyer në hero në Katar. Fantazisti kolumbian, i cili firmosi me Al Rayyan në ditët e fundit të muajit shtator, i ka shpëtuar jetën mbrojtësit kundërshtar Ousmane Coulibaly.
Al Rayyan fitoi 3-0 ndaj Al Wakrah, James realizoi dy nga golat e skuadrës, teksa golin më të bukur e realizoi në fundin e pjesës së parë. 32-vjeçari nga Mali pësoi një arrest kardiak dhe ra pa ndjenja në fushë.
Në ndihmë të lojtarit të ekipit udhëtues erdhi James, i cili ruajti gjakftohtësinë, vendosi anash kokën e mbrojtësit afrikan, në mënyrë që ky i fundit të vijonte të merrte frymë deri në momentin që në fushë zbarkuan stafet mjekësore.
Këta të fundit e cilësuan vendimtar veprimin e James Rodriguez, i cili ka marrë vlerësime të shumta për gjestin e tij, teksa na kujtoi atë që bëri Simon Kjaer kundrejt Christian Eriksen në Euro 2020.
Quiz Cat: No Quiz found



