Kategoria Superiore

Një sulmues më pak për Partizanin, largohet braziliani!

Lucas Cardozo nuk është më një lojtar i Partizanit. Pas 3 sezonesh e gjysmë me të kuqtë sulmuesi ka prishur me konsensus kontratën me skuadrën e drejtuar nga Dritan Mehmeti duke udhëtuar menjëherë drejt vendlindjes së tij Brazilit për të vijuar fazën e rikuperimit ndërsa e ardhmja parashikohet të jetë në Kazakistan sipas burimeve të Supersport. Në fakt shkak për largimin e Lucas Cardozos nga Partizani që në merkaton e dimrit është bërë edhe fakti që futbollisti vazhdon të jetë i dëmtuar dhe dlo të mungojë edhe për disa muaj. Në këtë sezon me të kuqtë braziliani u aktivizua në vetëm 5 ndeshje para dëmtimit ndërkohë që sezonin e kaluar realizoi 5 gola me ekipin që drejtohej nga Ilir Daja.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency