VIDEO/ Superiorja nis me “thatësirë”, Skënderbeu ndal vrullin e Laçit
Abissnet Superiore ka nisur pa gola. Skënderbeu dhe Laçi ndanë nga një pikë në barazimin e bardhë në Korçë në sfidën e parë të javës së 16-të në kampionatin shqiptar.
Sfida filloi me tension mes dy kapitenëve. Alfred Mensah gjeti golin në minutën e dhjetë, por festa vendase u frenua për shkak të pozicionit të parregullt të sulmuesit të Skënderbeut.
Mensah vijoi të shfaqej problematik, ndërsa Rexhepi reagoi në mënyrë të shkëlqyer ndaj Klinti Qatos në limitet e pjesës së parë. Laçi kontrolloi lojën edhe në pjesën e dytë, por Ziko dhe Lushkja nuk e gjetën dot rrjetën.
Minutat e fundit ishin të luftuara, Dajsinani i hoq golin Alfred Mensah me një pritje të bukur dhe në fund barazim 0-0, rezultat që gëzon më shumë ekipin e Memellit, ndërsa përfundon ecuria prej pesë fitoreve radhazi për bardhezinjtë kurbinas.
Skuadra e Skënderbeut shkon në kuotën e 16 pikëve në vendin e shtatë, ndërsa ekipi i Mirel Josës kap Kukësin në vend të dytë me 28 pikë.
Skënderbeu-Laçi 0-0
85′ Rast shumë i pastër për Skënderbeun, por Dajsinani reagon bukur ndaj Mensah. Tenton edhe Meksi, por nuk ia del të dërgojë topin në rrjetë.
84′ Lushkja rikuperon një top afër zonës kundërshtare dhe ka një mundësi të mirë, por kapiteni i ekipit të Josës gjuan keq.
76′ Kroson Mazrekaj nga e djathta, Velkoski kërcen më lart se të gjithë, por topi përfundon jashtë.
58′ Ndërpritet për disa momente ndeshja si pasojë e acarimit të tifozerisë vendase. Kapiteni Zguro dhe disa lojtarë të tjerë të Skënderbeut afrohen për t’i qetësuar.
56′ Reagon Skënderbeu. Zguro kroson nga këndorja, Dwoumfour godet keq me kokë.
52′ E majtë fantastike e Renato Zikos, përgjigjet në të njëjtën mënyrë Bekim Rexhepi duke evituar golin.
50′ Aksion i bukur i ekipit kurbinas, Dejan Zarubica tenton portën, por devijon në këndore mbrojtja vendase.
Përfundon pa gola dhe mes protestave të trajnerit Memelli pjesa e parë në stadiumin e Korçës.
44′ Laçi pranë golit. Klinti Qato gjuan nga brenda zonës, grushton portieri Rexhepi.
43′ Goditja e parë në portë nga të dy skuadrat vjen nga Ardit Deliu, por Rexhepi pret pa probleme.
35′ Kombinime të bukura mes Mazrekajt, Guindos dhe Lushkjes, por gjuajtja e numrit 10 të Laçit është e gabuar.
28′ Skënderbeu i rrezikshëm me anë të Alfred Mensah, por gjuajtja e sulmuesit afrikan bllokohet nga mbrojtja bardhezi.
14’ – Qato provon me një goditje nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit të portës së Rexhepit…
10’ – Pusi lëviz mirë në krah dhe shërben për Mensah, që me portën e boshatisur, arrin të shënojë, por VAR-i anulon golin për pozicion jashtë loje. Pamjet u japin të drejtë arbitrave.
6’ – Laçi jep shkëndijën e parë të rrezikshme me anë të Zarubicës, por topi përfundon jashtëm me Guindo që nuk arrin të devijojë drejt portës…
2′ – Ndërpritet sfida, pasi ka tension mes kapitenëve Zguro dhe Lushkja..
– Starton sfida në Korçë…
Formacionet zyrtare:
Skënderbeu(5-3-2): Rexhepi, Meksi, Dwomfour, Bajrami, Sadriu,Zguro, Mara, Moraes, Victor, Mensah, Pusi
Laçi:(4-3-3): Dajsinani, Turkaj, Velkovski, Velija, Ziko, Lushkja, Deliu, Qato, Zarubica, Mazrekaj, Guindo



