Kategoria Superiore

Egnatia zyrtarizon përforcimin e radhës, vjen nga Apolonia

Egantia përforcohet në mesfushë me një futbollist që vjen nga Kategoria e Parë. Skuadra rrogozhinase ka zyrtarizuar afrimin e Skerdilajt Levendit, i cili vjen nga ekipi i Apolonisë së Fierit. Në njoftimin e Egnatias thuhet se futbollisti fierak ka firmosur deri në vitin 2026.  

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani po bën ndryshime të shumta në këtë merkato janari, duke larguar lojtarë të shumtë, për të ndryshuar kurs, pasi në 15 javë ka grumbulluar 14 pikë dhe renditet në vendin e parafundit, në zonën e rënies.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency